E enjte 14 Gusht 2025
Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Superkupës së UEFA-s pas një ndeshjeje dramatike kundër Tottenham Hotspur, ku francezët u rikthyen nga disavantazhi 0-2, barazuan në minutat e fundit dhe fituan pas ekzekutimit të penalltive.
Tottenham dukej i sigurt drejt fitores, pasi kishte ndeshjen nën kontroll pas golave të Micky van de Ven në minutën e 39-të dhe Cristian Romero në minutën e 48-të. Megjithatë, PSG nuk u dorëzua. Kang-In Lee ngushtoi diferencën në minutën e 85-të me një goditje të saktë nga skaji i zonës, ndërsa Gonçalo Ramos, në minutën e 94-t, barazoi rezultatin në 2-2 me një goditje nga afërsia, duke e çuar ndeshjen në penallti.
Ndryshe nga formatet e mëparshme, nuk pati vazhdime prej dy pjesësh nga 15 minuta, por skuadrat kaluan menjëherë në serinë e penalltive. Vitinha humbi penalltinë për PSG, ndërsa për Tottenham gabuan Van de Ven dhe Tel. Në fund, Nuno Mendes vulosi fatin e ndeshjes me gjuajtjen vendimtare, duke i dhuruar ekipit francez trofeun e çmuar.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit