Londër, 13 Gusht 2025
Everton ka arritur një akord me Manchester Cityn për huazimin e mesfushorit-sulmues Jack Grealishpër sezonin 2025-26. Marrëveshja parashikon që 29-vjeçari të kalojë të gjithë sezonin në “Hill Dickinson Stadium”, me klubin nga Liverpool që do të mbulojë pjesën më të madhe të pagës së tij.
I lënë jashtë skuadrës së Manchester Cityt për Kupën e Botës për Klube, Grealish kërkonte një ambient të ri ku mund të siguronte më shumë minuta loje. Në edicionin e kaluar, ai u aktivizua vetëm në shtatë ndeshje të Premier League, gjë që e shtyu të kërkonte një sfidë të re për të rritur shanset e përfshirjes në listën e Anglisë për Botërorin.
Kjo lëvizje e bën atë përforcimin e gjashtë të Evertonit gjatë kësaj vere, duke shtuar cilësi në repartin sulmues të skuadrës së David Moyes. Sipas marrëveshjes, nuk përfshihet opsioni i blerjes përfundimtare.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit