Shamrock, 14 gusht 2025
Ballkani është përshëndetur me garat evropiane për këtë sezon, pasi pësoi humbje të thellë prej 4-0 në udhëtim ndaj Shamrockut në kuadër të kualifikimeve për Conference League.
Gjithçka po shkonte mirë për Ballkanin deri në minutën e 46-të të pjesës së parë kur Gaffney shënoi për 1-0, duke e barazuar rezultatin e përgjithshëm në 1-1.
Gjërat u komplikuan edhe më kur po i njëjti lojtar, tre minuta pasi nisi pjesa e dytë e dyfishoi rezultatin, duke ia dhënë kështu ekipit nga Irlanda për herë të parë epërsinë e përgjithshme.
Shtatë minuta më vonë, Honohan realizoi për 3-0, duke bërë që Ballkani të mos mund të këndellej më, ndërsa në minutën e 67-të Burke shënoi për rezultatin përfundimtar, 4-0.
Rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet në fund ishte 4-1 në favor të irlandezëve, pasi Ballkani e pati fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit