Uashtington, 13 Gusht 2025
Trupat e Gardës Kombëtare Amerikane kanë filluar të shfaqen në rrugët e Uashington DC, një ditë pasi presidenti Donald Trump urdhëroi vendosjen e tyre dhe mori kontrollin mbi forcat policore të qytetit, duke argumentuar se niveli i krimit të dhunshëm është jashtë kontrollit.
Të martën në mbrëmje, automjete të blinduara u panë në qendrat urbane dhe në zonat turistike përreth kryeqytetit të SHBA-së, raporton BBC. Zyrtarët njoftuan se pritet të vendosen rreth 800 trupa të Gardës Kombëtare dhe 500 agjentë federalë të zbatimit të ligjit.
Kryebashkiakja e Uashington DC, Muriel Bowser, nga Partia Demokratike, e mohoi pretendimin se krimi në qytet është jashtë kontrollit dhe e përshkroi vendosjen e trupave si një “shtytje autoritare”. Trump, një republikan, ka kërcënuar me masa të ngjashme edhe në Nju Jork dhe Çikago, dy qytete të tjera të udhëhequra nga demokratët.
Që nga njoftimi i së hënës, trupat e Gardës janë parë duke ngritur barrikada pranë ndërtesave qeveritare dhe madje duke bërë fotografi me turistët. Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, të hënën mbrëma agjentët federalë arrestuan 23 persona për vepra si vrasje, krime me armë zjarri, trafik droge, akte të turpshme, ndjekje, drejtim të pakujdesshëm të automjetit dhe shkelje të tjera.
“Ky është vetëm fillimi,” deklaroi Leavitt në një konferencë për media. “Gjatë muajit të ardhshëm, administrata Trump do të ndjekë dhe arrestojë pa pushim çdo kriminel të dhunshëm në Distrikt, që shkel ligjin, minon sigurinë publike dhe rrezikon jetën e amerikanëve që e respektojnë ligjin,” shtoi ajo.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit