11 gusht 2025
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dje gjatë periudhës 14:00 – 20:00 janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri në mbarë vendin.
Sipas raportit, 19 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 32 janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.
Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të ngushtë me Njësitë e Zjarrfikjes, Qendrat Operative 112, Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera përgjegjëse.
Situata më e rënduar është regjistruar në komunat Kamenicë, Mitrovicë dhe Podujevë. Në fshatin Meshinë të Kamenicës, përveç njësive të zjarrfikësve, është angazhuar edhe KFOR-i, i cili ka ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve.
AME/MPB ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, KFOR-it, komunave dhe qytetarëve që kanë ndihmuar në përballimin e situatës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit