Prishtinë, 08 Gusht 2025
Ura e re për këmbësorë dhe vetura tashmë ka marrë formë mbi lumin Ibër, disa metra larg asaj kryesore, e cila po vazhdon të mbetet e mbyllur, ku ka një prezencë të vazhdueshme të KFOR-it italian.
Një ndërhyrje të mundshme nga BE-ja dhe KFOR-i për të penguar hapjen e urës së re, që sipas institucioneve të Kosovës do të bëhet në muajin shtator, nuk e sheh të nevojshme profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve në Ballkan, Alon Ben-Meir, i cili në një bisedë për Zeri.info ka thënë se problemi i urave është problem lokal.
“Unë nuk besoj se KFOR-i duhet të ndërhyjë dhe sigurisht jo të pengojë hapjen e urave. Ky është një problem lokal, edhe pse BE-ja është e përfshirë thellësisht në dialogun, apo mungesën e tij — ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ajo duhet ta kufizojë përfshirjen e saj vetëm në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe të mos përzihet në konfliktin mes serbëve etnikë të Kosovës dhe qeverisë së Kosovës”, ka thënë Ben-Meir për “Zërin”.
Qëndrimi i KFOR-it për urat e reja
Në një përgjigje për “Zërin”, KFOR-i ditë më parë ka thënë se nuk është i përfshirë në ndërtimin në vazhdim të dy urave, por që po vazhdon të monitorojë situatën dhe mban një “qëndrim fleksibil”, duke paralajmëruar se mund të reagojë shpejt ndaj çdo zhvillimi të sigurisë në zonë.
“KFOR-i mban një prani të përhershme dhe të dukshme në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe zhvillon patrullime të rregullta në zonat përreth. Në këtë kontekst, KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe mban një qëndrim fleksibil, në mënyrë që të mundë të reagojë shpejt dhe vendosmërisht ndaj çdo zhvillimi të sigurisë në zonë”, thuhet në një përgjigje të KFOR-it për Zeri.info, duke shtuar se këto veprime janë në përputhje me mandatin e OKB-së dhe Rezolutën 1244.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit