Prishtinë, 07 Gusht 2025
Steaua Bukureshti e ka mposhtur me përmbysje Dritën me rezultat 3:2 në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Europa League.
“Intelektualët” e nisën mjaftë mirë ndeshjen, ku kaluan në epërsi që në minutën e shtatë me anë të Tushës.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Dritës, ndërsa ajo u dyfishua në minutën e 50-të të ballafaqimit.
Por, Steua e ngushtoi epërsinë në minutën e 64-të me anë të Birligeas, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë shifrat u barazuan pas golit të Graovacit.
E, golin e fitores, Steaua e shënoi në minutën e 94-të të duelit ku Rron Broja shkaktoi ndërhyrje të palejueshme brenda zonës, ndërsa Birligea u tregua i saktë nga penalltia për golin e fitores.
Ndërsai Ballkani ka triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Shamrock Roversit në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Në duelin e parë që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ballkani mposhti kundërshtarin nga Irlanda me rezultatin minimal 1:0.
Skuadra nga Suhareka pati paraqitje të mirë dhe ka mundur të shënojë fitore edhe më të thellë por nu kia doli ta mposht më shumë se një herë portierin kundërshtar.
Golin e vetëm në këtë takim, e shënoi sulmuesi Sunday Adetunji në fillim të pjesës së dytë pasi pjesa e parë përfundoi pa gola.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit