Lubjanë-Split 7 gusht 2025
Prova e parë kundër Olimpijas së Ljubjanës është kaluar me sukses. Egnatia është larguar e pamposhtur nga transferta sllovene, e cila përfundoi me shifrat e barabarta 0-0. Kampionët e Shqipërisë kanë rezistuar edhe me 2 lojtarë më pak në fushë, duke e mbajtur rrjetën të paprekur gjatë gjithë lojës.
Bakajoko u largua me karton të kuq në minutën e 55, ndërsa në të 89-n Fangaj e la ekipin me 9 lojtarë. Pavarësisht këtyre rrethanave, rrogozhinasit kanë marrë një rezultat pozitiv në Ljubjanë, çka i jep shpresë për një kualifikim hitorik në javën e ardhshme në Shqipëri.
Në anën tjetër Paraqitja dinjitoze dhe goli magjik i Dejvi Bregut, nuk kanë mjaftuar që Dinamo e Ilir Dajës, të largohet me një rezultat pozitiv nga stadiumi “Poljud” duke u mposhtu me përmbysje 2-1 nga kroatët vendas.
Në minutën e 37-të, skuadra shqiptare kaloi e para në avantazh, me anë të Dejvi Bregut, që me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës, e dërgoi topin në trekëndësh, duke çuar peshë zemrat e tifozëve blu. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 0-1 të Dinamos, ndërkohë që në fragmentin e dytë të sfidë, vendasit arritën të përmbysnin gjithçka.
Fillimisht ishte 17-vjeçari Durdov, që vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që në minutën e 63-të, një gafë e kapitenit Bruno Dita në mbrojtje, i dhuroi golin e fitores Hajdukut që arriti të shinonte me anë të Bambës.
Pavarësisht humbjes, shanset e Dinamos për një kualifikim në duelin e kthimit në “Air Albania”, pas 1 jave duken reale. Edhe pse me diferenca të frikshme për sa i përket vlerës në treg, skuadra shqiptare në pjesën më të madhe të ndeshjes, luajti si e barabartë me Hajdukun e Splitit.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit