Milan, 07 Gusht 2025
Ardon Jashari e ka kaluar rekordin e Charles De Ketelaere për transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit belg.
Por, ylli shqiptar ka nisur të lërë gjurmë menjëherë edhe tek klubi i tij i ri, Milan.
Përfaqësuesi zviceran në fakt ka hyrë në podium sa u përket mesfushorëve më të shtrenjtë që i ka blerë gjiganti italian ndonjëherë.
Pozita e parë i takon Rui Costas, për të cilin “Rossoneri” kishin shpenzuar më së shumti në histori, sa u përket mesfushorëve.
Për Jasharin, shtatë herë kampioni evropian i ka shpenzuar 34 milionë + 2 prej bonuseve për kualifikim në Champions në sezonin tjetër, që i bie 36 thuajse të sigurta për Club Brugge.
Plus tre milionë të tjerë mund të zbarkojnë në kasat e klubit belg nga bonuset më të vështira.
Më poshtë mund t’i shohim në detaje Top 10 mesfushorët më të shtrenjtë në histori të Milanit:
1. Rui Costa-Nga Fiorentina në Milan në vitin 2001 për 41.32 milionë euro
2. Lucas Paqueta-Nga Flamengo në Milan në vitin 2019 për 38.4 milionë
3. Ardon Jashari-Nga Club Brugge në Milan në vitin 2025 për 36 milionë
4. Franck Kessie-Nga Atalanta në Milan në vitin 2019 për 32 milionë
5. Tijjani Reijnders-Nga AZ Alkmaar në Milan në vitin 2023 për 24.8 milionë
6. Hakan Calhanoglu Nga Leverkuseni në Milan në vitin 2017 për 22.3 milionë
7. Samuele Ricci-Nga Torino në Milan në vitin 2025 për 23 milionë
8. Clarence Seedorf-Nga Interi në Milan në vitin 2002 për 22.5 milionë
9. Yunus Musah-Nga Valencia në Milan në vitin 2023 për 21.2 milionë
10. Andrea Bertolacci-Nga Roma në Milan në vitin 2015 për 21 milionë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit