Prizren, 1–9 gusht 2025 — DokuFesti, festivali më i madh ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe metrazhit të shkurtër në Kosovë, ka nisur më 1 gusht 2025 në ambientin magjepsës të Prizrenit dhe do të zgjasë deri më 9 gusht 2025.
Yll Limani dhuron 10 mijë euro për “Kinemanë e Gjelbër” të DokuFestit
Këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani, vetëm pak orë para performancës së tij në skenën e DokuNights, dhuroi 10 mijë euro për iniciativën “Kinemaja e Gjelbër” të DokuFestit, që synon krijimin e një kinemaje plotësisht të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, e cila funksionon tërësisht me energji të pastër.
Organizatorët shprehën mirënjohje të thellë, duke theksuar se ky gjest shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e projektit të tyre të njohur “Kinemaja Solare”, që prej vitesh ofron shfaqje falas të filmave në ambient të hapur nëpër Kosovë, përfshirë edhe zonat më të largëta.
Projekti “Kinemaja e Gjelbër” vendos në qendër të përvojës kinematografike energjinë e ripërtëritshme dhe përgjegjësinë mjedisore. DokuFesti fton artistët, partnerët, kompanitë dhe individët që t’i bashkohen kësaj nisme — sepse kinemaja jo vetëm që mund të reflektojë botën, por edhe të ndihmojë në transformimin e saj pozitiv.

Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit