Prishtinë, 16 Qershor 2025
“Respektimi i të drejtës së komunitetit serb për të përdorur simbolet e tij nuk përbën kërcënim për identitetin e askujt, por një konfirmim të angazhimit të Kosovës si një shoqëri demokratike e bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, thotë Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për përdorimin e flamurit serb në Vidovdan.
Në një deklaratë me shkrim, Rashiq shprehet se në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, komuniteti serb ka të drejta të garantuara kur bëhet fjalë për përdorimin e simboleve të tij kombëtare – duke përfshirë flamurin, stemën, gjuhën, shkrimin dhe simbolet e tjera të identitetit. “Sipas nenit 58 të Kushtetutës së Kosovës, thuhet qartë se të gjitha komunitetet dhe anëtarët e tyre kanë të drejtë të “shprehin, ruajnë dhe zhvillojnë lirisht kulturën dhe identitetin e tyre”. Kjo përfshin të drejtën për të ruajtur gjuhën, fenë, traditat dhe simbolet. Përveç kësaj, neni 59 i Kushtetutës u garanton të gjitha komuniteteve të drejtën për të: përdorur dhe nxjerrë në pah tiparet e tyre kombëtare, për të ruajtur dhe zhvilluar kulturën e tyre dhe për të pasur qasje në arsim dhe informacion në gjuhën e tyre”, kujton ministri me mandat teknik Nenad Rashiq.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”