Mitrovicë e Veriut, 16.06.2025
Partia më e re e serbëve në Kosovë “Demokracia serbe”, ka reaguar të Hënën ndaj dëbimeve të pjesëtarëve të MUP-it serb nga kosova. Në njoftimin për shtyp të partisë theksohet se pjesëtarët e MUP-it të Serbisë, të cilët jetojnë në Kosovë, u deportuan pa asnjë paralajmërim, urdhër arresti apo vendim gjykate. Demokracia serbe shprehu sot një protestë të ashpër me rastin e, siç thonë ata, “privimit arbitrar të shtetësisë së Kosovës ndaj serbëve dhe deportimeve të tyre të paligjshme”, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një “mekanizëm institucional të ndëshkimit kolektiv nën drejtimin e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës në mandat teknik, Xhelal Sveçla”.
Partia i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë UNMIK-un, OSBE-në, Bashkimin Evropian, EULEX-in, si dhe ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë në Prishtinë, që të reagojnë urgjentisht dhe të sigurojnë përmbushjen e kërkesave, të cilat përfshijnë: “pezullim të menjëhershëm të vendimeve arbitrare për heqjen e shtetësisë pa procedura paraprake gjyqësore, transparencë të plotë në zbatimin e Ligjit për Shtetësinë, si dhe garanci për barazi ligjore për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga kombësia e tyre”.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit