Prishtinë, 05 Gusht 2025
Prishtinë- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, të premten e 8 gushtit pritet të mbahet seanca dëgjimore për shqyrtimin e marrëveshjes për pranim të fajësisë të arritur mes të akuzuarit Igor Popoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, ishte arrestuar më 19 korrik në pikën kufitare të Bërnjakut . Ndaj tij, PSRK-ja më 5 gusht ngriti aktakuzë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, për fjalimin kundër UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Datën e seancës e konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila tha se seanca pritet të fillojë nga ora 10:00 me gjykatës, Kujtim Krasniqin.
PRSK-ja njoftoi të martën se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë akakuzën ndaj Popoviqit dhe bashkë me të është dorëzuar edhe marrëveshja për pranim fajësie.
Sipas PSRK-së, Popoviq akuzohet se me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, më datë 18 korrik 2025, rreth orës 12:00, në Rahovec.
Me këto veprime, Popoviq akuzohet se ka nxitur dhe thelluar mosbesimin dhe mosdurimin ndaj diversitetit etnik në Kosovë, si dhe ka cenuar bashkëjetesën ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
Prokuroria njofton se i akuzuari ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.
“Në bazë të kësaj, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, krahas aktakuzës, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, njofton PSRK

Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon