Prishtinë, 21 tetor 2026 19:59
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova ka miratuar të gjitha marrëveshjet nga Procesi i Berlinit dhe sipas tij këto marrëveshje duhet të zbatohet nga të gjithë përfshirë edhe Serbinë.
Ai kështu është shprehur pas takimit që ka zhvilluar me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit që këtë vit mbahen në Mal të Zi dhe fillon të enjten.
“Në Procesin e Berlinit, Kosova i ka ratifikuar të gjitha marrëveshjet, përfshirë atë për njohjen e diplomave, të cilat duhet t’i zbatojnë të gjithë, përkatësisht edhe fqinji ynë verior, Serbia”, ka shkruar Kurti
Ai ka thënë se Kosova do t’i përshpejtojë reformat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shtuar se përparimi i Kosovës në këtë drejtim duhet të reflektohet me hapa konkret, me marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Përparimi ynë demokratik, përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta dhe linjëzimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së duhet të reflektohen në hapa konkretë. Është e rëndësishme dhe e nevojshme, mbështetja proaktive e Komisionit për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim”, ka shkruar Kurti.

Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të PDK-së
O’Brennan: Serbia nuk është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë
Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
DASH: Kosova shënon përparim në luftën kundër trafikimit me njerëz, por sfidat vazhdojnë
Kamberi: Bashkimin e kemi arritur, synojmë më shumë se dy mandate
Propaganda serbe përmes filmave, dokumentari i ri glorifikon Korpusin e Prishtinës
Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë
Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj Daçiqit, kërkon ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë
Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë