Prishtinë, 21 tetor 2026 17:06
Avokati nga Prizreni, Gent Gjini, ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës kallëzim penal ndaj zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Kallëzimi lidhet me deklaratat e Daçiqit për Kosovën, përfshirë pretendimin se flamuri serb do të valëvitet në Prizren. Gjini i ka cilësuar këto deklarata si shoviniste dhe kërcënuese, duke vlerësuar se ato cenojnë sigurinë publike dhe rendin kushtetues të Kosovës.
Sipas Gjinit, deklarata të tilla janë veçanërisht shqetësuese për shkak të pozitës së lartë shtetërore që mban Daçiqi në Serbi.
“Kjo deklaratë e tillë është deklaratë që na cenon ne si popull, si shtet dhe si komb dhe na rrezikon aq më tepër, pasi që bëhet fjalë për njeriun numër dy të shtetit serb”, ka thënë Gjini.
Avokati ka kërkuar gjithashtu që Daçiqit t’i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës, veçanërisht në komunat me shumicë serbe.
“E kam parë të arsyeshme dhe më se të nevojshme të hapet një denoncim penal ndaj Ivica Daçiqit, që këtij t’i ndalohet përfundimisht hyrja në territor të Kosovës”, deklaroi ai.
Gjini ka argumentuar se deklaratat e tilla mund të ndikojnë në sigurinë e vendit dhe të nxisin tensione.
Në një kallëzim të mëhershëm, të datës 12 tetor, Gjini kishte kërkuar edhe lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar ndaj Daçiqit përmes mekanizmave të INTERPOL-it, duke pretenduar se deklaratat e tij përbëjnë elemente të veprës penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.
/KosovaPress/

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit
Mbi 1.54 miliardë euro investime në bizneset e Kosovës gjatë vitit 2025
Mungesa e prokurorit të rastit ndërpret seancën për Ibër-Lepencin
Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëgjohen dëshmitarët
Sulmi ndaj Ibër-Lepencit, të akuzuarit dalin sërish para gjykatës
Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të PDK-së
O’Brennan: Serbia nuk është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë