Prishtinë, 3 gusht 2025
Dua Lipa nderohet me shtetësinë e Kosovës: “Po ndihem kaq mirënjohëse”
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është bërë zyrtarisht shtetase e Republikës së Kosovës. Ajo u nderua nga presidentja Vjosa Osmani gjatë një ceremonie solemne, ku iu dorëzua certifikata e shtetësisë. Presidentja e cilësoi Duan si një nga figurat më të rëndësishme kulturore të vendit.
“Po ndihem kaq mirënjohëse që më është dhënë shtetësia kosovare nga presidentja jonë Vjosa Osmani,” shkroi Dua në Instagram, duke ndarë momente nga ceremonia.
Edhe Presidentja Osmani reagoi përmes një postimi ku tha: “Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’i dhuroj shtetësinë e Republikës së Kosovës Dua Lipës – një prej personaliteteve më të shquara kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë. Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme.”
Ajo shtoi se mirënjohja për kontributin e Duas ndaj Kosovës, artit dhe rinisë është e pafund. “Kosova gjithmonë do të jetë krenare për ty,” përfundoi Presidentja.
Në ceremoninë e mirëseardhjes, Dua u prit nga fëmijë të veshur me të bardha që këndonin hitin e saj “Levitating” – një moment emocionues që u bë pjesë e përjetimeve të saj në Prishtinë.
Vetëm pak ditë më parë, ajo performoi në festivalin “Sunny Hill” në kryeqytet, ku interpretoi këngën “Era” në gjuhën shqipe bashkë me babain e saj, Dukagjin Lipa. “Po ndaj këtë natë me ju të gjithëve, në qytetin që më formoi… Ndarja e skenës me babanë tim ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë,” shkroi Dua në rrjetin X.
Kujtojmë se në vitin 2022, këngëtarja mori edhe shtetësinë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë