Për shkak të mungesës së theksuar të hapësirave për parkim, Komuna e Mitrovicës së Veriut ka paralajmëruar hapa konkretë për vendosjen e rendit në komunikacion dhe përmirësimin e sistemit të parkimit. Autoritetet lokale e konsiderojnë këtë si njërin ndër problemet më të mëdha komunale që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.
Në muajt në vijim planifikohet identifikimi i lokacioneve prioritare për ndërtimin e hapësirave të reja për parkim, sidomos në zonat më të ngarkuara – afër spitalit, objekteve administrative dhe institucioneve arsimore. Gjithashtu, po shqyrtohet mundësia e ndërtimit të një garazhi publik shumëkatësh afër qendrës së qytetit.
Një nga elementet kyçe të planit është edhe futja e sistemit të parkimit të zonuar, që nënkupton vendparkime të shënuara, kohëzgjatje të kufizuar dhe pagesë për parkim në pjesët qendrore të qytetit. Sipas përfaqësuesve komunalë, qëllimi është të reduktohet numri i automjeteve në qendër dhe të inkurajohet përdorimi i formave alternative të transportit.
“Jemi në fazën e konsultimeve me ekspertë dhe planifikohet hartimi i një studimi gjithëpërfshirës për qarkullimin dhe parkimin. Presim që ndryshimet e para konkrete të jenë të dukshme deri në fund të vitit,” tha zyrtari komunal Skender Sadiku.
Përveç kësaj, komuna planifikon kontroll më të rreptë të automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt, si dhe shënim më të qartë të zonave për këmbësorë dhe trotuareve. Edhe pse procesi është ende në fazë planifikimi, qytetarët shprehin shpresën se masat e paralajmëruara do ta lehtësojnë qarkullimin e përditshëm në qytet.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit