Prishtinë, 21 shtator 2026 11:16
Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e 20 shtatorit në Skenderaj, ku një 34-vjeçar është sulmuar me thikë dhe ka përfunduar për trajtim mjekësor.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 22:20, në pompën e derivateve “Fer Petrol”, në rrugën “Azem Bejta”.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është J. Veliu, 34-vjeçar, i cili dyshohet se është sulmuar nga një, 41-vjeçar, dhe një 43-vjeçar.
Veritasinfo ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, lidhur me rastin, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Të dhënat fillestare tregojnë se Veliu fillimisht është goditur me një mjet të mprehtë, dyshohet thikë, në pjesën e gjoksit, ndërsa më pas edhe në këmbën e majtë.
Pas sulmit, dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima fillimisht është dërguar në QKMF në Skenderaj, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Jugut për trajtim të mëtejshëm.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe njësia e hetimeve, por mjeti me të cilin dyshohet se është kryer sulmi nuk është gjetur.
Njësitet policore kanë kontrolluar edhe vendbanimet e të dyshuarve, por ata nuk janë hasur dhe vazhdojnë të kërkohen.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një nga pistat që po hetohet lidhet me angazhimin e viktimës si sekretar në Shoqatën e Gjuetisë “Drenica”, e cila kishte vendosur kamera sigurie në zona malore për monitorimin e gjuetisë së paligjshme.
Pas trajtimit mjekësor, Veliu është paraqitur në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
Hetimet po vazhdojnë, ndërsa dy të dyshuarit mbeten në kërkim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe