Prishtinë, 20 shtator 2026 11:28
Pas 27 vitesh pritje, dhimbje dhe pasigurie, familja Rrecaj ka marrë konfirmimin zyrtar nga Haga për identifikimin e Idriz Rrecajt, i cili ishte i zhdukur që nga koha e luftës në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, duke shprehur se më në fund i është dhënë përgjigje pyetjes që i kishte shoqëruar për afro tri dekada: “Ku është Idriz Rrecaj?”
Pas më shumë se dy dekadash pasigurie, familjarët tashmë kanë marrë konfirmimin për fatin e të afërmit të tyre, përcjell Veritasinfo.
Familja Rrecaj ka shprehur mirënjohje për institucionet e Kosovës dhe të gjithë personat që ndër vite kanë kontribuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.
“Pas 27 vitesh, më në fund kemi përgjigjen që e kemi pritur për kaq gjatë”, thuhet në reagimin e familjes.
Identifikimi i Idriz Rrecajt për familjen përbën një moment të dhimbshëm, por njëkohësisht edhe përfundimin e një pritjeje të gjatë për të mësuar të vërtetën për fatin e tij.
“Gjaku nuk humb kurrë!”, ka përfunduar familja mesazhin e saj.

Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit