Prishtinë, 16 shtator 2026 06:59
Luftimet mes forcave qeveritare dhe kryengritësve Houthi po përshkallëzohen në afërsi të Detit të Kuq, ndërsa Houthit po tentojnë ta zgjerojnë kontrollin drejt ngushticës Bab el-Mandeb. Përparimet e tyre në terren dhe afrimi drejt qytetit Taiz kanë rritur shqetësimet për një përshkallëzim të ri të konfliktit. Ndërkohë, Houthit pretendojnë se kanë goditur një bazë të rëndësishme ajrore në Arabinë Saudite, ndërsa rreth 100 mijë persona raportohet se janë zhvendosur nga luftimet e fundit.
Raportet nga Jemeni thonë se forcat qeveritare dhe kryengritësit houthi po vazhdojnë me përleshje të ashpra në afërsinë e detit të kuq ku, kryengritësit, po tentojnë të vendosin kontrollin e plotë me qëllim të mbylljes së ngushticës Bab EL Mandeb, e cila është bërë rrugë kyqe detare për naftën e arabisë saudite.
Sipas njoftimeve, houthi-t po arrijnë përparime në disa pjesë të terrenit dhe kanë filluar ti afrohen qytetit Taiz, i cili është njëri prej basioneve të fundit të mëdha të forcave qeveritare. Njëkohësisht, përfaqësuesit e Houthi-ve kanë thënë se forcat e tyre kanë lansuar një numër të madh të fluturakeve pa pilot dhe raketave balistike drejtë bazës ajrore “Mbreti Khalid” – njërës prej bazave më të rëndësishme të aviacionet Saudit.
Sipas Houthi-ve, sulmi ka qenë i suksesëshem dhe baza pësoi goditje të drejpërdrejta të cilat shkaktuan dëme dhe viktima por, RIjadi zyrtar, deri me tani nuk ka komentuar rreth këtyre deklaratave të houthi-ve. Ndërkohë, organizatat humanitare edhe një herë bënë thirrje për përmbajtje duke thënë se rreth 100 mijë njerëz tanimë janë zhvendosur nga pasojat eluftimeve të fundit duke e përkeqësuar edhe më tej situatën humanitare

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit