Prishtinë, 10 shtator 2026 07:38
Eurodeputeti kroat dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, tha se Serbia e zgjedh vetë rrugën e saj, por nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet të heqë dorë nga revizionizmi historik.
Pas varrimit të Ratko Mlladiqit, ai tha se BE-ja duhet të ndryshojë qasjen ndaj autoriteteve në Beograd, duke paralajmëruar se hapësira për diplomaci po ngushtohet.
Tonino Picula vlerësoi se varrimi i Ratko Mlladiqit, i dënuar përfundimisht për gjenocid, duhet të shënojë një pikë kthese në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Varrimi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, i dënuar përfundimisht për gjenocid, duhet me të vërtetë të ndryshojë rrënjësisht politikën e gjatë të tolerimit të Aleksandar Vuçiqit nga ana e Bashkimit Evropian. Kjo vlen veçanërisht për Komisionin Evropian, i cili deri tani ka qenë shumë dashamirës, si dhe për disa shtete anëtare me ndikim të madh”, tha Picula.
Ai theksoi se ngjarjet në Beograd nuk janë arsyeja e vetme për të cilën pret ndryshim të politikës evropiane. Picula përmendi edhe vizitën e Vuçiqit vitin e kaluar në Moskë, ku mori pjesë në paradën ushtarake, rastin e Banjskës në veri të Kosovës, ligjet për të cilat pretendon se cenojnë pavarësinë e prokurorisë, si dhe shkeljen e standardeve demokratike pas tragjedisë në Novi Sad.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit