Prishtinë, 07 Shtator 2026 08:15
Galeria e Arteve në Prishtinë, në bashkëpunim me platformën qytetare “Liria Ka Emër”, do të hapë më 8 shtator ekspozitën “Ditari i një fotografi të luftës”, të fotografit Visar Kryeziu.
Ekspozita sjell përmes fotografisë kujtime, dëshmi dhe momente nga lufta e Kosovës, duke e rikthyer në vëmendje sakrificën dhe rrugën drejt lirisë.
Ajo vjen si një ekspozitë në nderim të luftës së drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dëshmi e historisë sonë dhe si mesazh mbështetjeje për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në Hagë.Hapja e ekspozitës do të bëhet më 8 shtator, në ora 19:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Ekspozita është pjesë e aktiviteteve që po zhvillohen në prag të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve dhe të luftës çlirimtare të UÇK-së.

Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit