Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, njoftoi se ka marrë vendim për shpalljen persona të padëshiruar të dy zyrtarëve të Ambasadës së Serbisë në Bosnjë e Hercegovinë. Ata kanë afat prej 48 orësh për ta lënë Bosnjën.
Bëhet fjalë për Milan Dulanoviq, atasheun e mbrojtjes në Ambasadën e Serbisë, dhe Danko Maksimoviq, këshilltar në Ambasadën e Serbisë.
Konakoviq njoftoi gjithashtu se sot është tërhequr pëlqimi për një deklaratë të përbashkët mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal.
“Sot e tërhoqëm pëlqimin për deklaratën e përbashkët mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, e cila duhej të nënshkruhej në Mal të Zi më 1 tetor, në një takim ku do të merrnim pjesë.
Këto deklarata, këto letra boshe, nuk do t’i nënshkruajmë për sa kohë kemi Serbinë që po shohim këto ditë, një Serbi të viteve ’90, e cila vërtet na paralajmëron se gjërat nuk janë normale. Mendojmë se kjo nuk është e përshtatshme”, deklaroi Konakoviq.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit