Mitrovicë, 03 Gusht 2025
Punimet për ndërtimin e urave në veri dhe jug të Mitrovicës po vazhdojnë. Për televizionin, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se ura për qarkullim të veturave do të hapet në shtator.
Kamerat e sigurisë po vendosen.
E përmes tyre do të vëzhgohet çdo lëvizje në këtë zonë.
Kjo po bëhet në këtë vendpunishte ku tash e 1 muaj janë duke u kryer punimet për ndërtimin e urës mbi lumin Ibër, ku do të mundësohet lëvizja e veturave.
Kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin thotë se punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë.
“Ura është shumë e rëndësishme për qytetarët, sidomos për përdorimin e automjeteve. Siç po shihet situata me intensitet më të lartë po punohet sidomos edhe natën, për realizimin e këtij projekti sepse urat duhet të lidhin edhe komunitetet e ndryshme për ne e sidomos edhe komuniteti serb” , ka thënë ai.
Ugljanin thotë se edhe ura kryesore mbi Ibër duhet të hapet.
“Ne kemi marrë vendim si Kuvend për vetura për hapjen e urës kryesore, por kemi ardhë në barrierë nga bashkësia ndërkombëtare dhe KFOR-i, por besojmë se edhe ajo urë do të hapet, sepse sa më shumë ura hapen është më mirë për qytetarët”, ka thënë ai.
E në një përgjigje për Tëvë1, zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi thotë se ndërtimi i urës që mundëson lëvizjen e automjeteve në pjesën veriore, do të hapet në shtator.
“Punimet po ecin sipas dinamikës së paraparë. Te ura për automjete ka përfunduar komplet nënstruktura që do të thotë kanë përfunduar punimet në vendosje e pilotave të betonit, themelet dhe shtyllat. Kemi filluar transportimin dhe vendosjen e trarëve kryesorë të cilët janë përgatitur në një punishte në Bair. Trarët pritet që të vendosen brenda tri ditëve në vazhdim dhe pastaj na mbetet vetëm pllaka dhe shtresa e asfaltit. Me këtë dinamikë, ura do të jetë e gatshme për qarkullim në muajin shtator”, ka thënë Durmishi.
Këtë vendim po e shohin të duhur qytetarët.
“Mbasi jemi këtu, nuk po mundemi me dal po duhet me bë disa kilometra rreth, për të kaluar në pjesën jugore, urën nuk na kanë lejuar, mirë ia ka bërë që ka vendosur me i ndërtua dy ura. Ky është vendim shumë i mirë edhe ne e falënderojmë qeverinë”, thotë Shahin Sadriu – qytetar.
Punimet për ndërtimin e dy urave kanë nisur më 1 korrik.

Mitrovica mbështet 47 klube sportive me mbi 176 mijë euro subvencione
Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun
MAPL nuk lejon realizimin e muralit të ish-Patriarkut serb, Pavle, në hapësirën publike në Mitrovicë të Veriut
Podujeva me zonë të re ekonomike, nënshkruhet marrëveshja për Parkun e Përgjithshëm, me mbi 3 milionë euro investim
Fillon nënshkrimi i peticionit `për një Ferizaj pa Uroshevac`
Komuna e Gjilanit me Park Industrial 150 hektarësh
Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc
Maqedonci: Qytetarët të ndihen të sigurt, FSK-ja çdo ditë e më e fortë
Posta e Kosovës përkujton Adem Demaçin me pullë postare
Ministri francez për Evropën arrin në Kosovë për vizitë zyrtare