Prishtinë, 07 Shtator 2026, 08:10
Edhe një tjetër yll nga Kosova ka fituar vëmendjen në Zvicër. Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin e Vaduzit, Lutfi Dalipi.
Dalipi është huazim te skuadra zvicerane nga Young Boys dhe në ndeshjet e para të këtij sezoni padyshim ka qenë ylli i skuadrës, ku përpos paraqitjeve fantastike ka kontribuar mjaftueshëm edhe me gola e asistime.
Në vetëm 10 paraqitje, Dalipi ka arritur të shënojë katër gola dhe të dhurojë shtatë asistime në proces. Pra. Bëhet fjalë për ndeshjet e elitës zvicerane dhe kualifikueset për Ligën e Konferencës.
Ai e ka fituar vendin e titullarit në pozitën e numrit 10, megjithatë ka pasur raste që edhe është përdorur si sulmues i krahut të djathtë, gjë që do ta bënte një opsion mjaft serioz edhe për Kosovën.
Ka të drejtë të luajë për katër kombëtare.
Në aspektin ndërkombëtar, Dalipi përfaqëson Zvicrën ngase ka lindur në Riaz, duke luajtur kështu për grupmoshat U18 dhe U20. Por, ajo që e bënë edhe më interesant këtë lojtar është se ka të drejtë të luajë për disa kombëtare.
Në bazë të raportimeve të mediave zvicerane, Federata Portugeze tashmë ka zhvilluar kontaktet e para me lojtarin, por aktualisht është e paqartë vendimi i tij për të ardhmen në nivelin ndërkombëtar.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit