Prishtinë, 4 shtator 2026 07:01
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sonte në Taranto të Italisë do të bëhet ceremonia e dorëzimit të flamurit të Lojërave Mesdhetare, i cili do të sillet në Prishtinë.
Përmes një postimi, Rama ka thënë se dorëzimi i flamurit shënon një moment historik për Kosovën, e cila në vitin 2030 do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare.
“Një flamur që sjell me vete një ëndërr të madhe. Një ëndërr që dikur dukej e pamundur, e që sot po bëhet realitet para syve tanë”, ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se me organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina do të mirëpresë sportistë dhe mysafirë nga vendet e Mesdheut.
“Kosova po ia hap dyert Mesdheut. Prishtina do ta mirëpresë botën”, ka shkruar Rama, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të një ëndrre të madhe për Kosovën.
Kosova e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” me një bilanc prej 9 medaljesh, duke u renditur mes vendeve që shënuan rezultate në disa prej disiplinave sportive.
Ambasadës së Republikës së Kosovës në Itali ka falenderuar sportistët kosovarë që kanë fituar 2 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 4 të bronzta.
Medaljet janë siguruar në boks, karate, xhudo dhe peshëngritje, duke bërë që përfaqësimi i Kosovës në këtë edicion të vlerësohet si i suksesshëm.
Ambasada e Kosovës në Romë ka uruar të gjithë sportistët dhe ekipet e tyre për përkushtimin dhe rezultatet e arritura në Taranto.
Me përfundimin e këtij edicioni, vëmendja tashmë kthehet drejt Prishtinës 2030, ku Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë