Mynih 09 Shtator 2026, 07:53
Erblin Osmani, talenti i Bayern Munichut, nuk ka marrë ende një vendim nëse do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, sipas raportimit të mediumit gjerman “BILD”.
E ardhmja e futbollistit bavarez mbetet tërësisht e paqartë dhe pritet të sqarohet në fund të muajit, kur të fillojë pushimi ndërkombëtar. Deri më tani, as Osmani dhe as menaxhmenti i tij nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje. “BILD” thekson se lojtari është pajisur me pasaportë të Kosovës, çka ia mundëson aktivizimin për “Dardanët”. Megjithatë, ai ende nuk e ka përcaktuar përfundimisht kombëtaren që dëshiron të përfaqësojë.
Sipas informacioneve të mediumit gjerman, pavarësisht deklaratave të ambasadorit të Kosovës, Faruk Ajeti, nuk është marrë asnjë vendim. Pajisja e Osmanit me pasaportën e Kosovës i ka krijuar atij mundësinë që të luajë për vendlindjen e prindërve të tij.
Raportimi nënvizon se sqarimet kryesore rreth kësaj çështjeje do të vijnë në fund të muajit, me nisjen e pushimit ndërkombëtar.
Mediumi gjerman ka ngritur pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse Kosova do ta siguronte mesfushorin e talentuar, i cili ka shënuar një ngritje meteorike te Bayerni. Sipas tij, kjo do të ishte një goditje e madhe për Federatën Gjermane, pasi Osmani cilësohet si një nga talentet më të mëdha të vitit 2009.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, mundësi historike për investime dhe zhvillim në Kosovë
Kosova fiton katër medalje në Botërorin e Muaythait
Kampioni bie në Drenas, Feronikeli ’74 merr fitoren e parë në kampionat
Lutfi Dalipi, 20-vjeçari ylli shqiptar në Zvicër: Katër gola e shtatë asistime – e kontaktojnë edhe kombëtarja e Portugalisë
“Shkruhet historia”, Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030
Rostami i sjell Kosovës dy medalje të argjendta në “Taranto 2026”: “Këto janë për popullin e Kosovës”
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim
13 vjet burg për Rexhep Selimin
Specialja dënon Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim