Prishtinë, 2 shtator 2026 20:05
Kianoush Rostami ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar dy medalje të argjendta në peshëngritje.
Peshëngritësi që përfaqëson Kosovën triumfoi me medalje të argjendtë si në disiplinën e shkëputjes, ashtu edhe në atë të shtytjes. Me këto dy rezultate, Kosova ka arritur në kuotën e nëntë medaljeve në këto Lojëra Mesdhetare.
Pas përfundimit të garës, Rostami u shpreh i lumtur me paraqitjen e tij dhe theksoi se medaljet kanë një kuptim të veçantë për të, pasi ia dedikoi popullit të Kosovës.
“Jam shumë i lumtur që fitova medaljen e argjendtë në shkëputje dhe në shtytje. Jam shumë i lumtur që e fitova këtë medalje për Kosovën. Kjo medalje është vetëm për popullin e Kosovës, sepse janë njerëz shumë të mirë, me zemër të madhe dhe më mbështesin”, u shpreh Rostami.
Për sportistin kosovar, sfidat nuk përfundojnë me “Taranto 2026”. Ai tashmë po mendon për garat e ardhshme dhe synon rezultate të mëdha në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Kinë pas rreth një muaji e gjysmë.
Rostami ka bërë të ditur gjithashtu se objektivi i tij madhor mbetet fitimi i një medaljeje olimpike, duke theksuar se është i fokusuar maksimalisht në përgatitjet për këtë synim.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000