Prishtinë, 3 shtator 2026 14:58
Një person është arrestuar në Zubin-Potok për krime lufte.
Arrestimi, sipas Policisë, është bërë në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin-Potok.
R.K. është arrestuar nën dyshim për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe është ndaluar për 48 orë.
Brenda afatit ligjor të përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa, në koordinim me hetuesit policorë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.
Gjatë muajit të kaluar në tri fshatra të Zubin-Potokut janë gjetur eshtrat e të paktën 23 personave nga lufta e fundit në Kosovë. Lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit.
Në Kosovë konsiderohen të zhdukur edhe rreth 1 mijë e 560 persona nga lufta e fundit

Aksion policor në veri të Kosovës, kontrolle në disa lokacione
Vdes një punëtor në vendin e punës në Drenas
Aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar, shmangie nga tatimi dhe pastrim të parave
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Vritet një person në Gjilan
“Vatra” u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë “Koalicionin Shqiptar”
Pas më shumë se dy dekadash, rivarroset Liridona Deliu, që vdiq pa i mbushur dy vjet gjatë luftës
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave