Pejë, 3 shtator 2026 12:40
Rreth 10.5 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë janë sekuestruar gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës në fshatin Nabërgjan të Pejës.
Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga hetuesit e Njësitit për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, në kuadër të veprimeve hetimore dhe operative.
Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një person, i dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një prokuror nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë, i cili ka koordinuar dhe mbikëqyrur veprimet e mëtejshme procedurale, njofton Prokuroria e Kosovës.
I dyshuari është dërguar në Stacionin Policor, ku po intervistohet nga hetuesit. Ndërkohë, gjatë operacionit është sekuestruar edhe një telefon mobil, i cili do të përdoret si pjesë e procedurave të mëtejshme hetimore.
Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë nën udhëzimet dhe koordinimin e prokurorit të shtetit.
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Njësitit për Luftimin e Narkotikëve, në kuadër të përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët.

Aksion policor në veri të Kosovës, kontrolle në disa lokacione
Vdes një punëtor në vendin e punës në Drenas
Aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar, shmangie nga tatimi dhe pastrim të parave
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Vritet një person në Gjilan
“Vatra” u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë “Koalicionin Shqiptar”
Pas më shumë se dy dekadash, rivarroset Liridona Deliu, që vdiq pa i mbushur dy vjet gjatë luftës
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave