Prishtinë, 3 shtator 2026 10:41
Një person është arrestuar nën dyshimin për kanosjen e kryeministrit dhe të zyrtarëve policorë.
Siç ka njoftuar policia në raportin 24-orësh, aksioni për arrestimin u zhvillua në koordinim me Prokurorinë Speciale. I dyshuari e ka kanosur kryeministrin në detyrë Albin Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si “kanosje” dhe “dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë”.
“KANOSJE & DHUNË NDAJ PËRFAQËSUESVE TË LARTË TË RKS-së. Prishtinë 02.09.2026. Njësitet policore në koordinim me PSRK-në, pasi kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, të njëjtin e kanë arrestuar për shkak se përmes rrjetit social ka kanosur kryeministrin. Po ashtu i dyshuari, para se të arrestohet, ka kanosur edhe zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim të Policisë

Aksion policor në veri të Kosovës, kontrolle në disa lokacione
Vdes një punëtor në vendin e punës në Drenas
Aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar, shmangie nga tatimi dhe pastrim të parave
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Vritet një person në Gjilan
“Vatra” u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë “Koalicionin Shqiptar”
Pas më shumë se dy dekadash, rivarroset Liridona Deliu, që vdiq pa i mbushur dy vjet gjatë luftës
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave