Prishtinë, 2 shtator 2026 22:19
Një person ka humbur jetën të mërkurën pasi është goditur nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30.
“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, tha Ahmeti.
Ajo ka thënë se rasti po hetohet nga organet kompetente.

Aksion policor në veri të Kosovës, kontrolle në disa lokacione
Vdes një punëtor në vendin e punës në Drenas
Aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar, shmangie nga tatimi dhe pastrim të parave
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Vritet një person në Gjilan
“Vatra” u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë “Koalicionin Shqiptar”
Pas më shumë se dy dekadash, rivarroset Liridona Deliu, që vdiq pa i mbushur dy vjet gjatë luftës
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave