Prishtinë, 2 gusht 2025
Dua Lipa ndez skenën e “Sunny Hill” në Prishtinë
Ylli ndërkombëtar me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, dhuroi një moment të veçantë në mbrëmjen hapëse të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, duke performuar së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipa.
Të dy interpretuan këngën “Era”, një krijim simbolik i kulturës shqiptare, që u prit me entuziazëm nga publiku.
Pamjet nga kjo paraqitje janë ndarë edhe nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili në përshkrimin e videos shkroi: “Ku ka më mirë se në shtëpi. Dua jonë në Prishtinë.”
“Sunny Hill” tashmë është kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në rajon, duke sjellë emra të njohur të muzikës botërore dhe duke promovuar Kosovën si një qendër të rëndësishme të kulturës moderne.

Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë