Prishtinë, 2 gusht 2025
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është zbuluar një mbishkrim i dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.
“Mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale. Të dy janë dedikimet e vetme të njohura për Justinianin, perandorin me prejardhje nga ky rajon”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Ai theksoi se ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike po trajtohet me një përkushtim të paparë më parë.
“Hulumtimet në Ulpianë e Dresnik po zhvillohen në prona publike të shpronësuara vitin e kaluar. Po punohet me intensitet në konservim, menaxhim, ngritje të kapaciteteve profesionale përmes partnerëve ndërkombëtarë dhe në publikime shkencore. Arkeologjia po na zbulon historinë tonë dhe ne do të vazhdojmë ta hulumtojmë e ta mbrojmë me përkushtim”, ka shkruar ai.

Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë