Edhe këtë vit, Mitrovica mirëpret “International Jazz Days” nën organizimin e Rona Nishliut
Mitrovicë, 01 Gusht 2025
Këngëtarja e njohur nga Mitrovica, Rona Nishliu, në qytetin e saj të lindjes po sjell festivalin e jazz-it.
Nishliu thotë se në këtë festival do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës, nga vende të ndryshme të botës.
“Është shumë gëzim sepse Mitrovica ka qenë qyteti i kulturës, që ka mirëpritur gjithmonë gjenerata e gjenerata për muzikën e mirë, për ekspozitat e këndshme, për një jetë që ka qenë më dinamike, më sociale. Ka ndryshuar pak, por gjithsesi ka aktivitete të ndryshme që ndodhin në Mitrovicë”, u shpreh Nishliu.
Ajo shprehet mirënjohëse për të gjithë adhuruesit e “Jazz days”.
Të gjitha materialet e publikuara në këtë web janë pronësi e portalit dhe
mbrohen me ligjet për të drejtën autoriale.
Këto materiale nuk mund të kopjohen, shtypen apo të përdoren për çdo lloj
përfitimi material pa miratimin e drejtuesve të “Veritas Info”.
“Veritas Info” është themeluar me qëllim që të sigurojë akses të shpejtë
dhe të besueshëm në informacion, të promovojë dialogun ndërmjet
komuniteteve dhe të mbështesë transparencën dhe pjesëmarrjen aktive
qytetare në jetën shoqërore dhe demokratike.