Prishtinë, 31 Korrik 2025
Presidentja Vjosa Osmani, në pritjen e organizuar për diasporën në Prishtinë, tha se mërgata është ambasadori më i mirë për Kosovën.
Në fjalën e saj, Osmani shprehu edhe mirënjohjen e thellë për kontributin që ka dhënë mërgata në Kosovë.
“Nga Zvicër e në Gjermani, tek ato në ShBA e Kanada, nga universitetet në këto shtete, tek ndërmarrësit në Kanada e në Austri, te teknologjia në Skandinavi, ju keni qenë shtylla e fortë e zhvillimit të shteteve ku keni shkuar. Sot shqiptarët kanë shkuar gjithandej nëpër botë, dhe jo vetëm si prezencë fizike, por edhe si prezencë politike, duke qenë deputetë, kryetarë komunash, profesorë, artistë, inxhinierë, sportistë të suksesshëm, e këngëtarë me famë botërore”.
“Kjo është një faqe lavdie për të gjithë kombin tonë, ngase kudo që shkoni, ju ia zbardhni fytyrën Kosovës, por gjithashtu, kudo që shkoni e mbani me vete Kosovën. Ju e keni përfaqësuar vendin tonë më mirë se çdo fjalë apo slogan, prandaj e themi çdo herë që jeni ambasadorët më të mirë të Kosovës, pa na u hidhëruar ambasadorët tanë që formalisht dhe shumë dinjitetit na përfaqësojnë gjithandej nëpër botë”, u shpreh Osmani.
Në këtë ditë mirëseardhje për diasporën, Osmani shprehu dhe dhimbjen për vdekjen e 33-vjeçarit Rrahim Latifit, mërgimtarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë