Prishtinë, 31 Korrik 2025
Prishtinë- Gjykata e Apelit sërish ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, që dyshohen se kanë kryer vepër penale “vrasje nga pakujdesia” ndaj 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan. Sipas vendimit të 31 korrikut 2025, pesë të dyshuarit lirohen për t’u mbrojtur në liri.
Këtë e ka bërë të ditur mbrojtësi i Beqirit, avokati Besnik Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Postimi i plotë i Berishës:
“Drejtësia foli. Pesë zyrtarët policorë që padrejtësisht u paraburgosën nga sot janë të lirë.
I lumtur sa s’ka më, jo vetëm sepse drejtësia më në fund u vu në lëvizje, por sepse padrejtësia nuk mori formë të përhershme.
Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin.
Ata vepruan në përmbushje të detyrës, jo në shkelje të saj. Çdo hap i tyre u shoqërua me kujdes, proporcionalitet dhe përpjekje për të shmangur rrezikun. Çdo gjykim ndaj tyre duhet të jetë profesional, jo populist.
Faleminderit të gjithë atyre që nuk heshtën.
Ne do të jemi gjithmonë në krah të ligjit, edhe kur ai sulmohet nga ata që s’kanë asnjë lidhje me të“.

Studentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së
Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën