Prishtinë, 7 gusht 2026 06:51
Një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradë, në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë.
Sipas Policisë së Shqipërisë, rreth orës 20:00, shtetasi me inicialet L. D., teksa drejtonte motoçikletën e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, shkruan A2.
Si pasojë e aksidentit, 38-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë grupi hetimor dhe shërbimet policore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksidentin fatal.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe