Prishtinë, 4 gusht 2026 14:21
Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, duke shënuar nisjen e fazës së koordinimit institucional për projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës.
Në takim morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë për Sport, Blerim Gashani, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, si dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryeministri në detyrë Kurti “LM Prishtina 2030” i quajti projekt të përbashkët me rëndësi shtetërore e kombëtare.
“Lojërat mesdhetare ‘Prishtina 2023’, janë nga projektet më të rëndësishme që Kosova do të realizojë në vitet e ardhshme. Për herë të parë Kosova do të mirëpresë një ngjarje sportive të kësaj përmasë duke sjellë se bashku sportistë, delegacione dhe partnerë nga vendet e ndryshme të botës. Për Kosovën kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të dëshmuar kapacitet tona organizative për të avancuar sportin dhe infrastrukturën sportive dhe për ta përqendruar vendin tonë para një audiencë e gjerë ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.
“’Prishtina 2030’ është projekt i përbashkët më rëndësi shtetërore e kombëtare i cili kërkon vizion afatgjatë. Qeveria e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar që ky proces të zhvillohet mbi parimet e bashkëpunimit ndërinstitucional, transparencës, llogaridhënies dhe standardëve të larta të menaxhimit”, thekoi ai.
Gjatë mbledhjes u theksua përkushtimi i Qeverisë për realizimin e këtij projekti strategjik shtetëror, ndërsa Komiteti Organizativ u vlerësua si mekanizmi kryesor që do të koordinojë punën mes institucioneve dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore.
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do të jenë ngjarja më e madhe shumë-sportëshe e organizuar ndonjëherë në Kosovë dhe një mundësi për të dëshmuar aftësinë e vendit në organizimin e eventeve të mëdha ndërkombëtare.

Pas gjetjes së mbetjeve mortore, Kosova kërkon nga BE-ja presion mbi Serbinë për hapje të arkivave
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë: Vaji i palmës i pranishëm në gjysmën e rasteve me mospërputhje
Kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për gjurmimin dhe rikthimin e pasurive të paligjshme të Kosovës
Hetimi në Zubin Potok: Tre arrestime, mbetje njerëzore të gjetura dhe një vendndodhje e re
Të akuzuarit për Masakrën e Reçakut, në Serbi promovojnë mohimin e krimit
Krimineli serb i luftës, gjenerali në pension, Momir Stojanoviq, nën aktakuzë për krime lufte në Kosovë
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
Mali i Zi hedh poshtë nismat e komunave: Njohja e Kosovës nuk vihet në pikëpyetje