Mitrovicë, 30 Korrik 2025
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë pritet që të sjellin ndryshime në katër komunat veriore me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok – pas pjesëmarrjes së paralajmëruar të Listës Serbe. Kryetarët aktualë shqiptarë të këtyre komunave e të cilët i kanë marrë postet pas dorëheqjes së serbëve në vitin 2022, kanë thënë se kryetarët e rinj duhet të veprojnë në përputhje me ligjet ose të përballen me pasojat për shkeljen e tyre
Me pjesëmarrjen e Listës Serbe, subjekt politik serb i përkrahur nga Beogradi zyrtar, në garën lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok, analistë politikë kanë shprehur drojë për ndryshimin të situatës në veri dhe për zhbërjen e të arriturave të shënuara në funksion të shtrirjes së sovranitetit edhe në këtë pjesë të Kosovës.
Në rast se një situatë e tillë ndodhë, një pjesë e kryetarëve aktualë shqiptarë kanë kërkuar që shteti të ndërmerre veprimeve kundër shkeljes së ligjit.
“Te statusi i komunës, te rregulloret e komunës, gjithmonë shkojnë për aprovim në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Nëse ministria nuk e aprovon, edhe ata tentojnë të largojnë vulën… t’i largojnë ato procedura… atëherë shteti duhet të marrë masa edhe mos të lejojë të bëjnë se si kanë bërë deri më tani, ashtu siç kanë dashur vet”, ka deklaruar ai.
Në maj të vitit 2023, vendosja e Pecit në objektin komunal në Zveçan për ushtrimin e detyrës së kryetarit u pati përcjellë me tensione, shkaku i protestave nga qytetarë serbë. Por ai nuk pret që kjo situatë të përsëritet edhe pas zgjedhjeve të 12 tetorit.
Protestë të serbëve ka pasur më 2023 edhe në komunën tjetër me shumicë serbe, Zubin-Potok.
Izmir Beqiri, kryetar i kësaj komune, është shprehur i bindur se pas zgjedhjeve të 12 tetorit kushdo që vepron në kundërshtim me ligjin, duke tentuar që t’i heqë flamujt e Kosovës nga objektet komunale dhe të tjera dhe duke e hequr fotografinë e presidentes së Kosovës nga zyrat komunale, duhet që t’i bartë pasojat.
“…Natyrisht fotografia në zyrë, ka vendime që i kemi marrë. Mirëpo, në momentin që preket flamuri nuk respektohet, e ndryshohet situata, aty është një shkelje ose uzurpim që nuk do të lejohet. Nuk mendoj që mund dhe s’duhet të lejohet në qoftë se nuk i ka ditë rregullat ligjore çfarë neve na ofron Republika e Kosovës. Në të kundërtën duhet të ketë dënime. Për mendimin tim është stërtepruar me një formë përkëdhelja”, ka thënë ai. “Nuk besoj se ata që e kanë mbajtur ligjin në dorë, siç janë grupet terroriste të Radojçiqit, ata kanë mbajt ligj, kanë mbajt pushtet dhe natyrisht ndikim mbi qytetarin, frikësim mbi qytetar, shantazhe të ndryshme. Ata nuk guxojnë, se e dinë se çfarë sherri kanë bërë”.
Por ndryshe nga Peci dhe Beqiri, situatë më shqetësuese në katër komunat në veri pas zgjedhjeve të 12 tetorit ka paraparë analisti politik, Dritëro Arifi. Ai ka thënë se mungesa e institucioneve funksionale në këtë periudhë ndikon në përkeqësimin e situatës së sigurisë në veri.
“Do të jetë një provokim shumëdimensional, duke filluar prej atij institucional, pra neglizhimi i ligjeve, rregulloreve e të tjera, por edhe Kushtetutës së Kosovës, politik dhe ligjor e kështu me radhë.. edhe nëse nuk i heqin vet ato simbole, do t’i heqë dikush. Prandaj, mendoj që ndoshta, po ta kishim pasur deri atëherë një qeveri legjitime, atëherë do të mund t’i adresonin problemet edhe në mënyrë politike, e edhe ligjore”, ka thënë Arifi.
Ai i ka kualifikuar si të domosdoshme parapërgatitjet e nivelit qendror për ballafaqim eventual me një situate të tensionuar në veri, teksa e ka theksuar nevojën për bashkërendim të veprimeve me faktorin ndërkombëtar.
Në lidhje me pyetjet rreth pritjeve për situatën në komunat veriore pas zgjedhjeve të 12 tetorit, interesimit të KOHË-s nuk i janë përgjigjur kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, të cilët janë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Përgjigje nga 25 korriku, KOHA për këtë çështje nuk ka marrë as nga Qeveria e Kosovës. Kryetarët aktualë të katër komunave në veri e kanë marrë pushtetin lokal pas zgjedhjeve të mbajtura në fundprill të 2023-tës, si pasojë e dorëheqjeve të serbëve në nëntor të 2022-tës.

Komuna e Pejës ndan afro 170 mijë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Rugovë
Suhareka do të bëhet me Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare të re, investim prej 4 milionë euro
775 mijë euro investim për furnizim më të mirë me ujë në katër fshatra të Mitrovicës
Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat
Mbështetje për sipërmarrësit e rinj: Fushë Kosova financon bizneset inovative
Shërbimi mamografik për herë të parë në Fushë Kosovë, investim prej 80 mijë eurosh
Një muaj paraburgim për tre të arrestuarit, dyshohen edhe për financim të terrorizmit
Rasti “MEGA”, Prokurori Kodraliu thotë se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe FBI luajtën rol kyç
Komunikimet e grupit që dyshohet se merreshin me barrikada, zbulohet mesazhi i ditës kur u sulmua KFOR-i në Zveçan
BQK dhe ATK nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për avancimin e shkëmbimit të informacionit dhe forcimin e integritetit financiar