Hagë, 30 korrik 2025
Kriminelit të luftës Ratko Mladiq i është refuzuar kërkesa për lirim të parakohshëm nga Mekanizmi Ndërkombëtar Ndihmës për Gjykatat Penale.
Mladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, kishte paraqitur më 2 qershor një kërkesë për lirim, duke u mbështetur në gjendjen e tij të rënduar shëndetësore dhe në një sëmundje të pashërueshme që, sipas tij, do t’ia përshpejtonte vdekjen, raportoi portali Klix.ba.
Megjithatë, në vendimin e Mekanizmit thuhet se ndonëse shëndeti i tij është përkeqësuar për shkak të moshës dhe sëmundjes, ai mbetet në gjendje stabile dhe nuk përmbush kriteret për lirimin humanitar.
Mladiq u arrestua në Serbi në vitin 2011 dhe më 2017 u shpall fajtor nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Dënimi i tij me burgim të përjetshëm u konfirmua në vitin 2021. Ai ndodhet në njësinë e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë tashmë prej 14 vjetësh.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit