Prishtinë 31 korrik 2026 11:22
Franco Baresi (1960-2026)
Ka vdekur Franco Baresi, legjenda e Milanit dhe e Italisë.
Baresi ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Ai ka luajtur në qendër të mbrojtjes, ndërsa gjithë karrierën si lojtar e kaloi te Milani. Për ekipin e të rriturve i zhvilloi mbi 700 ndeshje, nga viti 1977 deri në vitin 1997. Për Italinë i kishte 81 paraqitje.
I ndjeri Baresi me Milanin kishte fituar gjashtë tituj të kampionit në Serie A, tre trofe të Ligës së Kampionëve, përkatësisht të Kupës Evropiane, dhe shumë trofe të tjerë. Me Italinë e fitoi Kupën e Botës 1982.
“FRANCO BARESI PËRGJITHMONË”, shkroi Milani të premten.
“Rossoneri i Shekullit në lavdi të përjetshme. Të njoftosh humbjen e dikujt që mishëroi zemrën dhe shpirtin e AC Milan, është tepër vështirë. Por të gjithë në klub dhe të gjithë milanistët duhet t’i përmbahen kujtimit të Franco Baresit. Ne duhet të jemi të fortë dhe të mbledhim çdo grimcë energjie, edhe në këtë kohë të trishtueshme. Ne e humbën Francon vetëm disa muaj pas paraqitjes së tij të fundit publike në ‘San Siron’ e mbushur plot, në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Milano, një ngjarje botërore që ai ndihmoi të bëhet e paharrueshme”, shkruan tutje në postimin e klubit kuqezi.
Në kujtim të Francos, ne qëndrojmë të bashkuar duke e ditur se ai do të na udhëheqë dhe do të na shtyjë gjatë gjithë udhëtimit tonë si ‘rossonerë’. Përgjithmonë. Sepse Baresi është përgjithmonë”.
Baresi vlerësohet prej mbrojtësve më të mirë që ka pasur futbolli. Ai i ka qëndruar besnik Milanit gjatë gjithë karrierës. Madje luajti për këtë skuadër edhe pas rënies në Serie B. U zhvillua te Milani, kurse debutoi te të rritur në moshën 17-vjeçare. Më pas e udhëhoqi si kapiten skuadrën në dominimin në Itali dhe në Evropë, në fund të viteve ‘80 dhe fillim të viteve’ ‘90.
Kur Baresi u pensionua në vitin 1997, Milani e tërhoqi fanellën e tij me numrin 6. Ishte fanella e parë e tërhequr nga përdorimi në futbollin italian. Ai u zgjodh president nderi i Milanit në vitin 2020.
Gjithçka ka mundur të jetë ndryshe për Baresin dhe Milanin. Ai pati prova tek Interi kur ishte më i ri, por u refuzua. Interi zgjodhi të nënshkruajë me vëllain e tij më të madh, Giuseppe Baresi. Dhe Franco Baresi u bashkua me ekipin kuqezi, për t’u shndërruar në legjendë të papërsëritshme më pas.

Ballkani eliminohet pas penalltive
Kosova mirëpret elitën e xhudos në Kampin Ndërkombëtar
Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë
Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League
Sonte Drita-Floriana, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
Prenga e rrëzoi dy herë Joshuan, por britaniku fitoi me nokaut
Dame Karen Pierce: Ngjarjet tragjike në Kosovë janë ndër periudhat më të errëta në histori të Evropës
Vdiq legjenda e Milanit, Franco Baresi
Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak
Organizata terroriste “Brigada e Veriut” kërcënon me jetë zyrtarët e institucioneve shtetërore të Kosovës