Prishtinë, 1 gusht 2026 08:20
Kosova ka shënuar një fitore të madhe në skenën ndërkombëtare të golfit, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të garës “European Men’s Team Shield 2026”.
Ndeshja e zhvilluar në Royal Malta Golf Club u karakterizua me rivalitet të fortë dhe performancë të lartë nga ekipi i Kosovës, të cilët arritën të triumfojnë pas një paraqitjeje me disiplinë dhe vendosmëri deri në fund.
Federata e Golfit e Kosovës e ka cilësuar këtë sukses si një arritje të rëndësishme për sportin e golfit në vend, duke theksuar se ekipi dëshmoi cilësi, përkushtim dhe besim në vetvete në çdo moment të garës.
“Një fitore e madhe, e merituar dhe plot karakter! Një histori e posa filluar! Djemtë tanë treguan zemër, disiplinë dhe cilësi, duke luftuar deri në fund për çdo pikë. Sot dëshmuam se me përkushtim, unitet dhe besim në vetvete mund të arrihen rezultate të mëdha”, shkroi federata në Facebook.
Kjo fitore konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt rrugës ndërkombëtar të Kosovës në këtë sport, i cili vitet e fundit po shënon rritje të vazhdueshme dhe pjesëmarrje në gara evropiane.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit