Prishtinë, 30 korrik 2026 23:31
Ballkani i ka dhënë fund aventurës evropiane.
Skuadra nga Suhareka është mundur në ‘Fadil Vokrri’ nga Bohemians, me rezultat 4-5, pas penalltive pasi koha e rregullt dhe loja në shtesë u mbyll me fitoren e skuadrës sonë (3-2).
Meqenëse sfida e parë në Irlandë kishte përfunduar 2-1 në favor të Bohemians, rezultati i përgjithshëm pas kohës së rregullt dhe lojës në vazhdim ishte 4-4, kështu që skuadra fitues u vendos nga penalltitë.
Ballkani e nisi ndeshjen në mënyrë ideale dhe kaloi në epërsi në minutën e 10-të me golin e Serebes, duke rikthyer shpresat për përmbysjen e disavantazhit nga takimi i parë.
Megjithatë, irlandezët reaguan shpejt. James-Taylor shënoi në minutën e 20-të për ta barazuar rezultatin në 1-1, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, Ballkani rriti ritmin dhe u shpërblye me dy gola të shpejtë. Giovanni realizoi në minutën e 51-të për 2-1, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë Domgjoni shënoi golin e tretë, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë 3-1.
Kur dukej se Ballkani po shkonte drejt kualifikimit, Bohemians riktheu emocionet në fund të takimit. Hickey realizoi në minutën e 88-të për 3-2, rezultat që barazoi shifrat e përgjithshme dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdime më nuk kishte gola, kështu që nga pika e bardhë me e suksesshme doli të jetë ekipi irlandez duke triumfuar me rezultat 5-4 dhe duke siguruar kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, mundësi historike për investime dhe zhvillim në Kosovë
Kosova fiton katër medalje në Botërorin e Muaythait
Kampioni bie në Drenas, Feronikeli ’74 merr fitoren e parë në kampionat
BILD raporton se Erblin Osmani ende nuk e ka zgjedhur Kosovën
Lutfi Dalipi, 20-vjeçari ylli shqiptar në Zvicër: Katër gola e shtatë asistime – e kontaktojnë edhe kombëtarja e Portugalisë
“Shkruhet historia”, Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim