Ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer sulme “të rënda” ndaj Iranit të mërkurën, si kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve të Iranit për të goditur forcat amerikane me raketa balistike.
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) ka njoftuar se ka goditur “dhjetëra” objektiva të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) në përgjigje të sulmeve të kryera nga Irani të martën kundër bazave amerikane në Jordani dhe anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Sulmet e reja pasojnë zgjerimin e konfliktit, i cili përfshiu sulmet e para të përbashkëta SHBA-Arabi Saudite të bëra publike, kundër forcave aleate të Iranit në Irak.
Kur SHBA-ja dhe Izraeli kanë nisur sulme ushtarake ndaj Iranit në shkurt, presidenti Donald Trump la thënë se lufta do të zgjaste vetëm pak javë, por ajo po vazhdon prej pesë muajsh pa ndonjë shenjë përfundimi.
Të mërkurën, portali Axios ka raportuar, duke cituar një zyrtar amerikan të paidentifikuar se Trumpi ishte takuar me ministrin saudit të mbrojtjes, Princin Khalid bin Salman, i cili kishte përcjellë mesazhin se Arabia Saudite dëshiron uljen e tensioneve.
Konflikti është rikthyer pas disa ditësh qetësie relative.
Për disa ditë, të dyja palët i ndaluan sulmet ndërsa bisedimet duket se rifilluan, me shpresën për një zgjidhje diplomatike. Trump i ka quajtur ato “negociata shumë miqësore”, ndonëse Teherani ka mohuar se po zhvilloheshin diskutime.
Sulmet e së mërkurës kishin në shënjestër “qendrat e komandës ushtarake, objektet e raketave dhe dronëve, vendet e vëzhgimit dhe mbrojtjes bregdetare, si dhe kapacitetet detare”, ka shkruar Centcom.
Disa orë para sulmeve të njoftuara, Trumpi është zotuar se do të hakmerrej ndaj Iranit për përpjekjen e tyre për të sulmuar trupat amerikane një ditë më parë.
Të premten e kaluar, Trumpi ka pezulluar një fushatë intensive bombardimi që kishte zgjatur për 13 ntë rresht.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit