Mitrovicë, 22 korrik 2026 08:49
Rrënimi i 11 objekteve të ndërtuara pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit gjatë ditës së djeshme, nuk paraqet vetëm një aksion kundër ndërtimeve të paligjshme, por ai preku një rrjet personash që për vite me radhë kanë ushtruar ndikim në veriun e Kosovës dhe që kanë përfituar nga shfrytëzimi i pronës publike.
Ndër objektet e rrënuara ishte edhe ai i Bozho Bozhoviqit, kunatit të Zvonko Veselinoviqit, i lidhur me strukturat paralele serbe dhe një nga figurat më me ndikim në interesin e personave që e kanë kontrolluar veriun e Kosovës.
Zona e Ujmanit, një aset strategjik dhe pronë publike, ishte shndërruar në hapësirë ku individë të lidhur me strukturat dominuese në veri kishin ngritur objekte pa autorizim.
Në mesin e përfituesve ishin edhe politikanë dhe zyrtarë të Listës Serbe ose persona të afërt me ta.
Aksioni i së martës synoi largimin e këtyre ndërtimeve dhe rikthimin e pronave në administrimin e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc”.
Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Ibër Lepenci, Faruk Mujka, tha se aksioni kishte të bënte me rikthimin e pronave në pronësi të ndërmarrjes, që ishin shfrytëzuar për dy dekada më radhë në mënyrë të paligjshme.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë