Prishtinë, 21 korrik 2026 16:04
Pas skadimit të afatit të vendosur për lirimin e hapësirave të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nga Fakulteti i Shkencave Teknike në Mitrovicën e Veriut, rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, ka kërkuar kthimin e pronës dhe zbatimin e ligjit.
Në një deklaratë për KosovaPress, Hajrullahu akuzoi institucionin në veri se po tenton të përvetësojë identitetin e Universitetit të Prishtinës dhe se po shfrytëzon në mënyrë të paligjshme ish-objektin e Fakultetit të Metalurgjisë, i cili, është pronë e UP-së.
Rektori theksoi se të gjithë ata që shfrytëzojnë pronat e universitetit pa bazë ligjore do të përballen me procedurat ligjore.
“Sikurse edhe në rastet e tjera, qoftë për ndërtimet në kampusin e Universitetit të Prishtinës apo për uzurpimin e pronave të Fakultetit Teknik dhe Fakultetit të Bujqësisë, të gjithë, pa përjashtim, do të ballafaqohen me fuqinë e ligjit. Do të kërkohet largimi i tyre nga pronat e Universitetit të Prishtinës, të cilat po shfrytëzohen në mënyrë ilegale”, u shpreh ai.
Hajrullahu u bëri thirrje publike të gjithë shfrytëzuesve të paligjshëm që të lirojnë pronat e UP-së.
Video:“Apeli publik është që të gjitha pronat e shfrytëzuara në mënyrë ilegale t’i rikthehen pronarit legjitim – Universitetit të Prishtinës. Qoftë në kampusin qendror, te Fakulteti Teknik, Fakulteti i Bujqësisë apo ish-ndërtesa e Fakultetit të Metalurgjisë në Mitrovicën Veriore, duart larg nga pronat e Universitetit të Prishtinës. Në të kundërtën, do të vazhdojnë të përballen edhe më intensivisht me fuqinë e ligjit përmes procedurave të rregullta”, deklaroi ai.
KosovaPress ka kërkuar koment edhe nga Dekanati i Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicën e Veriut, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje. Sipas njoftimit të fakultetit, institucioni ndodhet në pushim kolektiv deri më 21 gusht.
Universiteti i Prishtinës njofton se në periudhën 9 shkurt – 10 mars 2026 i ka dërguar Fakultetit të Shkencave Teknike kërkesë zyrtare për lirimin e objektit brenda një afati 30-ditor. Në kërkesë thuhet se fakulteti duhet ta lirojë vullnetarisht pronën dhe t’ia dorëzojë atë pronarit ligjor – Universitetit të Prishtinës – ose të iniciojë procedurë për rregullimin e marrëdhënies juridike për shfrytëzimin e objektit, për të cilën UP ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim.

Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën