Skenderaj, 29 Korrik 2025
Drejtori i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi, së bashku me Ministren e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Alessandro Bianciardi dhe Kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura, përuruan tri ndërtesat shumë-banesore sociale në këtë komunë.
Me një buxhet prej rreth 700 mijë euro, fond i European Union in Kosovo, i siguruar përmes Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 10% pjesëmarrje nga komuna përfituese, në këto ndërtesa është rritur komforti e kursimi i energjisë për 100 familje të cenueshme.
“Skenderaj është një nga 13 komunat përfituese të këtij projekti, që FKEE është duke e zbatuar me përkushtim, drejt ndërtimit të një sistemi energjetik më të drejtë dhe gjithëpërfshirës në Kosovë. Mirënjohje e veçantë për menaxherin e kontratës nga radhët e FKEE-së, kompaninë mbikëqyrëse dhe të ndërtimit, për kryerjen e punimeve me përkushtim dhe profesionalizëm”, njofton Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit