Prishtinë, 13 korrik 2026 06:57
Gazetari serb Stefan Cvetkoviq, ka ndërruar jetë të dielën në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd, ku po trajtohej për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ndërsa u bë i njohur në opinionin publik në vitin 2018, kur u raportua zhdukja e tij në Bela Crkva. Automjeti i tij ishte gjetur me dyert e hapura dhe dritat e ndezura, ndërsa ai u lokalizua rreth 30 orë më vonë pas një operacioni kërkimi nga policia.
Cvetkoviq kishte raportuar publikisht për një numër të madh kërcënimesh me vdekje ndaj tij dhe familjes së tij në vitin 2015.
Sipas tij, kërcënimet nisën pasi i bëri një pyetje kryeministrit të atëhershëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference për shtyp në Qeverinë serbe më 7 gusht, lidhur me hetimet për abuzimet në Fondin e Investimeve Kapitale të Vojvodinës.
“Po atë pasdite, mora për herë të parë ‘sugjerime miqësore’ anonime që të mos ‘ngacmoja’ për këtë, se mund të futesha në telashe për këtë. Më vonë, filluan kërcënime të vazhdueshme nëpërmjet internetit dhe telefonit. Ata kërcënuan se do të më masakronin, do të më vrisnin, do të më thyenin shtyllën kurrizore, do të më vrisnin fëmijën, do të më prisnin gjuhën, do të më thyenin gishtat”, kishte deklaruar ai.
Ai u bë i njohur edhe për raportimet dhe hetimet e tij mbi vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq
Lajmi për vdekjen e tij konfirmua nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale e Serbisë, e cila bëri të ditur se Cvetkoviq ishte duke vuajtur një dënim me burg dhe ishte transferuar në VMA më 24 qershor, pasi më parë kishte marrë trajtim në Spitalin Special të Burgut në Beograd.
“Personi i dënuar Stefan Cvetkoviq ndërroi jetë këtë mëngjes në Akademinë Mjekësore Ushtarake. Të dhënat mbi trajtimin e tij dhe kartelën mjekësore nuk mund të bëhen publike, pasi mbrohen nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ligjet që rregullojnë të drejtat e pacientëve”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë për portalin Nova.
Autoritetet serbe njoftuan se, në përputhje me procedurat ligjore, për rastin janë informuar policia, prokuroria dhe familja e të ndjerit.

Digjet vetura në Mitrovicë të Veriut, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Humb jetën tragjikisht një shqiptar në Itali
Një person sulmon me thikë qytetarët në Ferizaj
Prokuroria: Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc u organizua me mbështetje nga Serbia
Akti terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në gjykim, sulmi me 20 kilogramë TNT që rrezikoi furnizimin me ujë dhe energji
Në Leposaviq dhe Vushtrri gjenden armë, municion dhe një flamur me mbishkrimin “Kosovo je Serbia”
MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë
Beshlin: Rusia nuk do të ketë fuqi të merret me Ballkanin në dekadat e ardhshme
Vdes gazetari serb Stefan Cvetkoviq, që kishte denoncuar kërcënime ndaj vëllezërve Vuçiq
Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza