Washington, 28 korrik 2025
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ka paralajmëruar se mund të shkurtojë afatin 50-ditor që ia kishte dhënë Rusisë për ta pranuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë.
“Do ta reduktoj afatin 50-ditor që ia dhashë, sepse mendoj se e di çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Trump të hënën, sipas raportimeve të BBC-së.
I pyetur nga gazetarët se cili do të jetë afati i ri, ai është përgjigjur: “10 ose 12 ditë nga sot”.
Trump e kishte dhënë afatin fillestar gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, disa javë më parë. Gjatë atij takimi, ai kishte paralajmëruar Rusinë dhe vendet që vazhdojnë të blejnë nga eksportet ruse, se do të përballen me tarifa deri në 100 për qind nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda afatit të caktuar.
Kohët e fundit, Trump ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Moskës, duke e akuzuar presidentin Putin për mungesë vullneti për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti